Dyshimet për kurdisje të ndeshjeve në Kosovë përmenden edhe në në INTERPOL

  • A.P /
  • 07 March 2023 - 18:30
Dyshimet për kurdisje të ndeshjeve në Kosovë përmenden edhe në në INTERPOL

Dyshimet për kurdisje të ndeshjeve në futbollin kosovar janë përfshirë edhe në raportin e organizatës së madhe, INTERPOL.

INTERPOL ka publikuar të përjavshmen e saj “Integriteti në Sport” e cila monitoron zhvillimet kryesore në korrupsionin në sport në mbarë botën, ka njoftuar “boxsoccernews” 

Mediat prestigjioze nga Franca kishin raportuar ditë më parë për dyshimet që ekzistojnë për disa ndeshje futbolli në Kosovë.

KF Llapi u përmend si klubi i përfshirë në disa kurdisje të ndeshjeve, të cilat u tha se janë luajtur në bastore në Kosovë, si dhe në Francë.

Deri më tani nuk ka ndonjë të dënuar, por numri i arrestimeve në Francë shkoi deri në nëntë persona.

INTERPOL-i ka konfirmuar në raport se hetimet janë bërë për gati një vit, duke konfirmuar gjithashtu se ekzistojnë dyshimet për disa ndeshje futbolli në Kosovë

“Një skandal me trukime ndeshjesh trondit turneun e kampionatit të futbollit të Kosovës. Bastorët ishin të vendosur si në Kosovë ashtu edhe në Francë dhe aktiviteti i tyre i organizuar kriminal ishte hetuar për gati një vit”, thuhet në raportin e INTERPOL-it. 


(Kosova Sot Online)