Bayern Munichu dhe Paris Saint-Germaini do të përballen sonte

  • A.P /
  • 08 March 2023 - 18:57
Bayern Munichu dhe Paris Saint-Germaini do të përballen sonte

Bayern Munichu dhe Paris Saint-Germaini do të përballen sonte mes vete në super-sfidën e gjigantëve evropianë.

Bavarezët e fituan lojën e parë mes tyre në Francë pak javë më parë me rezultat minimal, 1:0 falë golit të Kingsley Coman, në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.

E tash, kampioni gjerman do të mundohet ta ruajë kapitalin e krijuar në “Parkun e Princave”.

Sipas Transfermarkt, Bayern Munich ka vlerë më të madhe. Vlera e ekipit gjerman shkon në 995.7 milionë euro.

Kurse, ajo e PSG-së është 889.05 milionë euro


(Kosova Sot Online)