U eliminua nga Liga e Kampionëve, PSG-ja paralajmëron revolucion në ekip

  • S.A /
  • 09 March 2023 - 09:29
U eliminua nga Liga e Kampionëve, PSG-ja paralajmëron revolucion në ekip

Shumë yje në fushë.Bayern Munich – Paris Saint-Germain për fundoi me rezultat 2:0 për të zotët e shtëpisë.

Kështu, gjermanët i eliminuan francezët, të cilët e radhitën një tjetër dëshpërim në fushën evropiane, shkruan “Kosova Sot Online”.

Sfida e yjeve ishte e vlefshme për të tetën e finales, e cila e sheh Bayernin duke kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, kurse parisienët do ta shikojnë vazhdimin e kësaj gare përmes televizorit.

Për Messin e Mbappen është momenti për të reflektuar. Të dy mund të largohen ndërkohë nga “Parku i Princave”, me francezin që mund të përfundojë në Real Madrid, ndërsa “Pleshti” i ka disa opsione, përfshirë këtu edhe rikthimin në Barcelonë,  shkruan "Kosova Sot Online".

Edhe disa futbollistë të tjerë i kanë bërë valixhet gati për t’u larguar nga kryeqyteti francez.

PSG-ja po planifikon të bëjë revolucion në ekip gjatë verës…

(Kosova Sot Online )