Messi ka mbetur në kuotën e 4 Championsave të fituar

  • A.P /
  • 09 March 2023 - 14:57
Messi ka mbetur në kuotën e 4 Championsave të fituar

Kur Lionel Messi e kishte ngritur lart trofeun e Ligës së Kampionëve, të katërtin në karrierë, në vitin 2015 në Olympiastadion të Berlinit, të gjithë mendonin se shumë shpejt ai do të bëhet lojtari më i rrufeshëm i të gjitha kohëve në garën më të madhe evropiane të futbollit, duke e kaluar rekordin e gjashtë trofeve të fituar nga Paco Gento.

Megjithatë, ylli argjentinas ka mbetur në kuotën e 4 Championsave të fituar dhe herën e fundit e kishte fituar ndaj Juventusit, para një serie zhgënjimesh.

Tetë eliminime direkte, nga viti 2016 e deri mbrëmë, tri herë radhazi në të tetën e finales, gjë që nuk i përshtatet aspak profilit të shtatë herë fituesit të Topit të Artë, shkruan “Gazeta Express”.

Ajo që është shqetësuese është se në tetë ndeshjet e kthimit, ish-futbollisti i Barcelonës e ka shënuar veç një gol dhe nuk ka arritur asnjëherë ta bëjë një asistim vendimtar.

Një rrugëtim i zi për futbollistin e Paris Saint-Germainit, i nisur nga viti 2016 kundër Atletico Madridit, për të vazhduar ndaj Juventusit, Romës, Liverpoolit, Bayern Munichut, Paris Saint-Germainit, Real Madridit dhe tash prapë ndaj Bayernit.

Pra, në dy sezonet e fundit, Messi është eliminuar nga Liga e Kampionëve në të tetën e finales.

Leo Messi u tregua mjaft i suksesshëm me Argjentinën në Kupën e Botës, por me PSG-në në Evropë nuk po ia do. 

(Kosova Sot Online)