Man Utd ofron 130 milionë euro për futbollistin e njohur

  • A.P /
  • 09 March 2023 - 16:46
Man Utd ofron 130 milionë euro për futbollistin e njohur

Manchester United do të tentojë me të gjitha forcat për të nënshkruar me Camavingan. Megjithatë, Real Madridi nuk parashikon shitjen e francezit.

Real Madridi do të dëshirojë t’i ruajë talentët e skuadrës dhe Camavinga është prej talentëve më të mëdhenj

20 vjeçari po tregon shkathtësinë e tij për të funksionuar me sukses si në anën e majtë ashtu edhe në fushën e gjerë. Prandaj kjo paraqitje ka ngjallur interes nga Premier League.

Manchester United është ende në kërkim për blerjen e francezit. Për më tepër, nga Old Trafford ata do të ishin të gatshëm të shpenzonin shuma marramendëse për Camavinga. 

Ata janë të gatshëm të ofrojnë deri në 130 milionë euro.

(Kosova Sot Online)