A e dini se cilin klub mbështet Haaland?

  • A.P /
  • 09 March 2023 - 18:10
A e dini se cilin klub mbështet Haaland?

Me blerjen e Erling Haaland dhe Julian Alvarez, Manchester City ndoshta zgjidhi pozicionin e sulmit për disa vite dhe norvegjezi i zbuloi bashkëlojtarit të tij argjentinas se cilin klub mbështet.

Haaland dihet se ka qenë gjithmonë një tifoz i Manchester Cityt pasi babai i tij Alf-Inge luajti për Citizens. Nga këtu vijnë shumë foto të Erlingut të ri me fanellën e Cityt.

Megjithatë, Haaland ka një tjetër klub që ai e mbështet. Këtë e ka bërë të ditur Alvarez, i cili ka pasur marrëdhënie të shkëlqyera me norvegjezin që kur u bashkuan në sulmin e Qytetarëve.

Pikërisht për marrëdhënien e tyre Alvarez foli për kanalin televiziv argjentinas TyC Sports. Ai zbuloi se Haaland është një adhurues i futbollit argjentinas.

"Përveç asaj që ne të gjithë dimë për futbollin, Haaland është vërtet një djalë i mirë. Ai më ndihmon, flasim edhe jashtë fushës. Mundohem ta shikoj që të mësoj disa gjëra", tha Alvarez.

Alvarez është rritur në akademinë e River Plate, teksa zbuloi se Haaland e kishte zhgënjyer duke i thënë se ishte një tifoz i rivalëve të mëdhenj, Boca Juniors.

"Kur mbërrita, ai më tha se ishte tifoz i Bocas. Më pyeti për “La Bombonera-n” dhe më pyeti për futbollin argjentinas. Mendoj se ai ishte i ndikuar nga Leonardo Belerdi, kur ishte te Borussia. Do të shohim nëse mund të ndryshojmë atë pak. Do të jetë e vështirë, por do të mundohem”, tha i sinqerti Alvarez.

Më herët, Balerdi pranoi se Haaland e pyeste shpesh për Boca dhe atmosferën në ndeshjet në La Bombonera.

(Kosova Sot Online)