![](/uploads/kosova-sot/images/2023/March/10/200x200_baton-rama1678431539.png)
Lexoni edhe:
Marrëveshja me Serbinë në interes të Kosovës po rrezikon të sabotohet nga snajperisti i Millosheviqit, Vuçiqi, miku i ngushtë i Edvin Ramës dhe Baton Haxhiut
Klubi anglez, Manchester Unitedi po peshon një sulm të jashtëzakonshëm për transferimin e Mason Mount te Chelsea këtë verë.Djajtë e Kuq kanë vendosur ta bëjnë objektiv të madh të verës, mesfushorin anglez me tipare sulmuese, shkruan "Kosova Sot Online".
Ylli i Anglisë po lidhet me Newcastle United dhe Liverpool gjithashtu, por Unitedi dëshiron të shmang luftën për Mount.
Sipas mediumit The Guardian, Unitedi është i gatshëm të paguajë një shumë të konsiderueshme për të transferuar anglezin në Old Trafford.
Chelsea dëshiron të mbajë yllin e tyre të akademisë, por nëse ai nuk rinovon kontratën e tij, do të shikojnë ta shesë atë për rreth 50 milionë funte apo 60 milionë euro.
Blutë kanë shtuar vlerën e lojtarëve në ekipin e tyre të parë përmes transferimeve në dy afatet e fundit kalimtare.
(Kosova sot Online )