Allegri zbulon vendimi, ja pse e përjashtoi Pogban nga skuadra

  • S.A /
  • 10 March 2023 - 08:58
Allegri zbulon vendimi, ja  pse e përjashtoi Pogban nga skuadra

Juventusi ka marrë një fitore shumë të vlefshme në 1/8  finales në Ligën e Evropës ndaj Freiburgut me rezultat 1-0. Por të gjithë u befasuan kur nuk e panë mesfushorin francez Paul Pogba në listën e futbollistëve të ftuar për këtë sfidë shumë të rëndësishme. Ka qenë një vendim i trajnerit italian Massimiliano Allegri për ta përjashtuar nga skuadra për këtë duel francezin, shkruan "Kosova Sot Online".

E pas fitores që Zonja e Vjetër e arriti para adhuruesve të vet, Allegri ka treguar arsyet se pse e përjashtoi Pogban.

Ka qenë një dënim për francezin i cili kishte shkuar me vonesë në takimin që ishte paraparë.

“Përjashtimi i Pogbasë ishte thjeshtë për faktin se ai erdhi me vonesë të mërkurën mbrëma, jashtë çdo respekti për pjesën tjetër të grupit dhe mendoj se bëra gjënë e duhur. Duke nisur nga e premtja do ta kemi të gatshëm në stërvitje”, deklaroi Allegri.

“Këtu ka rregulla dhe disiplinë dhe mendoj se i kemi dhënë një mësim. Ishte një vendim i natyrshëm dhe spontan nga ana e trajnerit dhe klubit. Gjoba më pas do të vijë automatikisht”, u shpreh trajneri italian.

Pogba e ka pranuar vendimin e trajnerit dhe të enjten mbrëma ishte në Allianz Stadium për ta përkrahur Zonjën e Vjetër nga tribunat.

(Kosova Sot Online )