Paolo Cannavaro synon ti bashkangjitet ekipit të Amir Rrahmanit

  • S.A /
  • 10 March 2023 - 11:02
Paolo Cannavaro synon ti bashkangjitet ekipit të Amir Rrahmanit

Paolo Cannavaro e ka lavdëruar Amir Rrahmanin, i cili po e kalon një formë të shkëlqyeshme me Napolin.

Ish-mbrojtësi i klubit napolitan ka folur për “Canale 8” gjatë emisionit “Legends – Ci vediamo a Napoli”, ndërsa e zuri në gojë edhe futbollistin kosovar, përcjell “"Kosova Sot Online".

Vëllai i legjendës italiane të futbollit, Fabio Cannavaro, e ka bërë një krahasim mes tij dhe Rrahmanit.

“E shoh veten tek Rrahmani: di t’i bëjë të gjitha edhe pse nuk shkëlqen në asnjërën prej tyre. Unë gjithmonë e kam menduar se, të japësh shembull ishte më e rëndësishme sesa të japësh shumë fjalë. Më pas, kur ka ardhur momenti i duhur, i kam përdorur edhe fjalët, por gjithmonë me respekt maksimal, posaçërisht për t’ua bërë me dije të tjerëve se si funksionon Napoli”, u shpreh 41 vjeçari.

Rrahmani është njëri prej liderëve të Napolit në këtë edicion, i cili është favorit absolut për ta fituar titullin e kampionit në Itali.

(Kosova Sot Online )