Një mysafir i paftuar: Qeni përfundon në fushë dhe e ndërpret lojën

  • S.A /
  • 10 March 2023 - 12:45
Një mysafir i paftuar: Qeni përfundon në fushë dhe e ndërpret lojën

Një mysafir i paftuar ka përfunduar në fushën e blertë në ndeshjen mes Alianza FC dhe Philadelphia Union në Ligën e Kampionëve të Amerikës së Veriut.

Një qen u fut në fushë dhe bëri që ndeshja të ndërpritej në duelin e CONCACAF ndërmjet ekipit nga Salvadorena dhe ekipit nga SHBA-të, shkruan “Kosova Sot Online ".

Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë kur qeni nisi të vraponte duke e përshkuar fushën, ndërsa lojtarët u argëtuan me këtë mysafir të papritur.

Madje, qeni e mori topin dhe filloi të luante me të në stadiumin “Cuscatlán’ në San Salvador, ndërsa një anëtar i stafit e largoi kafshën nga fusha për të vazhduar më pas loja.

Sa për informatë, kjo ndeshje përfundoi baras, pa gola, 0:0, por më së shumti viral u bë qeni që u fut në fushë. 

(Kosova Sot Online )