Pse India s’po i jep vizë Donjeta Sadikut

  • A.P /
  • 10 March 2023 - 20:19
Pse India s’po i jep vizë Donjeta Sadikut

Boksierët e Kosovës përsëri po hasin në probleme për pjesëmarrjen në kampionate të mëdha nga shtetet të cilat nuk e njohin shtetin e Kosovës. Rasti i fundit sërish lidhet me boksieren, Donjeta Sadiku.

Federata e Boksit qysh nga muaji janar ka dorëzuar dokumentacionin e kompletuar për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror, cili do të mbahet me datë 14-26 Mars 2023 në New Dehli të Indisë

India është shtet që kishte refuzuar pajisjen me vizë për Donjeta Sadikun dy herë në të kaluarën. Edhe hera e tretë duket se është afër, pasi deri sot nuk ka marrë përgjigje.

Donjeta shihej si favorite për t’i siguruar medalje shtetin tonë, duke marrë parasysh potencialin e saj, si dhe faktin që nëntë shtete nuk marrin pjesë në këtë kampionat si shenjë proteste për pjesëmarrjen e Rusisë, shtet që po vazhdon me agresionin mbi Ukrainën.


(Kosova Sot Online)