Ancelotti konfirmon mungesën e Benzemas

  • A.P /
  • 10 March 2023 - 21:05
Ancelotti konfirmon mungesën e Benzemas

Carlo Ancelotti ka konfirmuar se Karim Benzema nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e nesërme në La Liga, kundër Espanyolit.

Kapiteni i Real Madridit mungoi në stërvitje në tre ditët e fundit, duke ngritur dyshime për gjendjen e tij fizike.

Ancelotti konfirmoi se Benzema nuk do të luajë nesër (e shtunë), por që do të jetë gati për ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve, kundër Liverpoolit.

“Ai ka pasur një goditje në kyçin e këmbës dhe është fryrë. Ai ka nisur stërvitjet individuale sot dhe do të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Liverpoolit”, tha trajneri italian.

Ndeshja mes Real Madridit dhe Espanyolit do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”, nga ora 14:00.

“Los Blancos” sërish do të jenë nikoqirë më 15 mars, kur e presin Liverpoolin, për të zhvilluar ndeshjen e dytë në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë e zhvilluar në “Anfield” u fitua 2:5 nga kampioni në fuqi i kësaj gare.

(Kosova Sot Online)