Dy ndeshje në Superligën kosovare

  • S.A /
  • 11 March 2023 - 10:09
Dy ndeshje në Superligën kosovare

Xhiroja e 25-të e Superligës në futboll zhvillohet këtë fundjavë. Sot në program janë dy ndeshje interesante, shkruan "Kosova Sot Online ". Trepça’89 në “Riza Lushta” do ta presë skuadrën e Ferizajt.

Ferizajasit janë në formë të mirë në këtë edicion pranveror, kanë tri fitore nga pesë ndeshjet. Në anën tjetër, 89-shi mori fitore në mesjavë, karshi tri humbjeve e një barazimi. Mitrovicasit janë të shtatit, derisa ferizajasit të parafundit. Ecurinë më të dobët nga të gjithë skuadrat në pesë sfidat e fundit e ka Drenica, që ka vetëm një fitore dhe tjerat humbje. Ekipi nga Skenderaj i shkon Dukagjinit që fitoi në mesjavë. Para kësaj fitoreje, as klinasit nuk ishin aspak mirë, morën vetëm një pikë në katër duele. Të besuarit e Armend Dallkut tashmë gjenden të pestit, kurse drenicasit e mbyllin renditjen. Të dyja këto përballje nisin nga ora 13:00. 

(Kosova Sot Online )