Arsenali i shënon dy gola ndaj Fulhamit

  • A.P /
  • 12 March 2023 - 15:34
Arsenali i shënon dy gola ndaj Fulhamit

Arsenali i ka shënuar dy gola të shpejtë ndaj Fulhamit, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 27-të të Premierligës.

“Gunners” kaluan në epërsi përmes Gabriel Magalhães, i cili shënoi në minutën e 21-të, ndërsa paraprakisht “Topçinjve” iu anulua goli i Robinson në minutën e 16-të.

E golin e dytë të liderit të ligës elitare angleze e shënoi Gabriel Martinelli në minutën e 26-të.

(Kosova Sot Online)