Publikohen pamjet nga arr'estimi i tifozëve të Ballkanit në Podujevë

  • A.P /
  • 12 March 2023 - 17:40
Publikohen pamjet nga arr'estimi i tifozëve të Ballkanit në Podujevë

Llapi dhe Ballkani e zhvilluan një ndeshje spektakolare sot, të cilën në fund e fituan llapjanët me rezultat 3:2, ku nuk munguan kthesat në rezultat.

Por, hije të keqe këtij takimi spektakolar i qitën tifozët.

Në fakt, pas përfundimit të ndeshjes, pati përplasje mes tifozëve llapjanë dhe të atyre suharekas, ku nuk mungoi as hedhja e gjësendeve dhe i karrigave në anën kundërshtare.

U desh të intervenonte policia, për t’i qetësuar gjakrat, ndërsa ka edhe të arrestuar.

“Raporto24” ka publikuar pamjet nga arrestimi i disa prej tifozëve të Ballkanit.

(Kosova Sot Online)