De Bruyne flet për eksperiencën e tij

  • A.P /
  • 13 March 2023 - 15:54
De Bruyne flet për eksperiencën e tij

Kevin de Bruyne e ka shoqëruar trajnerin Pep Guardiola në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Leipzigut, e vlefshme për të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.

“Unë i vjetër? Duke ju shikuar, ndihem goxha i ri”, iu përgjigj futbollisti belg gazetarëve prezentë, duke iu rikthyer një fraze të dhënë pas ndeshjes me Crystal Palacen

“Sezoni? Jemi duke shkuar mirë, por Premierliga ka ndryshuar. Të gjithë mund të shpenzojnë më shumë dhe të transferojnë lojtarë kualitativë, kështu që niveli gjithmonë është më i vështirë. Jemi të dytit në kampionat dhe prezentë në tri gara”, shtoi mesfushori kualitativ.

“Unë gjithmonë dua të jem në mesin e më të mirëve, çdo vit. Në këto tetë sezone ishte gjithçka fantastike me Cityn”, vazhdoi De Bruyne.

Ai foli edhe për paraqitjet e Erling Haalandit në këtë sezon, i cili i ka realizuar 28 gola në Premierligë.

“Në pjesën e dytë të sezonit duhet bërë punë më e madhe, skuadrat janë më të organizuara. Në të kaluarën ka qenë më protagonist, por nuk duhet të ankohemi në të absolutisht. Njerëzit prisnin që ai t’i shënojë gjithmonë 2-3 gola në ndeshje. Mesatarja e tij është një gol për ndeshje dhe juve nuk ju mjafton kjo. Funksionon kështu, kur i humb disa pikë, arrijnë kritikat. Ka ndeshje në të cilat luajmë mirë dhe që ai ka më shumë raste. Jemi të gjithë të lumtur që e kemi në skuadër dhe besoj se ai është i lumtur me ne”, përfundoi De Bruyne. 


(Kosova Sot Online)