Tri vjet jashtë stadiumeve për tifozin që i bëri fyerje futbollistit të Premierligës

  • A.P /
  • 14 March 2023 - 15:21
Tri vjet jashtë stadiumeve për tifozin që i bëri fyerje futbollistit të Premierligës

Ivan Toney ishte objektiv i fyerjeve raciste përmes rrjeteve sociale në tetor të vitit të kaluar.

Sulmuesi i Brentfordit, si përgjigje kishte vendosur që t’i publikonte me “screenshot” mesazhet e marra në chat (bisedë private), shkruajnë mediat angleze

Antonio Neill, autor i këtyre fyerjeve ndaj futbollistit, është dënuar zyrtarisht me tri vjet mos-prezencë në stadiumet e Britanisë së Madhe.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia Northumbria, duke evidentuar se ky vendim është historik për Mbretërinë e Bashkuar, pasi është urdhri i parë i ndalimit për këtë lloj krimi online.

(Kosova Sot Online)