Rrahmani vazhdon shkëlqimin me Napoli

  • A.P /
  • 14 March 2023 - 16:44
Rrahmani vazhdon shkëlqimin me Napoli

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani vazhdon shkëlqimin me Napoli.

Napoli po vazhdon me formën e lartë këtë edicion, duke marshuar me hapa të sigurt drejt titullit në Serie A.

Shenja në këtë sezon mbresëlënës po arrin të lë ylli i Kosovës, Amir Rrahmani.

Në 23 ndeshje sa ka zhvilluar gjithsej, ai ka shënuar dy gola dhe numëron një asistim.

Në fitoren e fundit ndaj Atalanta 2:0, kosovari shënoi me kokë.

E, paraqitja e tij e mirë në atë përballje ka bërë që ai të jetë pjesë në formacionin e javës në Serie A.

(Kosova Sot Online)