Bad News Eagles janë kualifikuar në Play-Off të turneut me vlerë 300.000 dollarë

  • S.A /
  • 14 March 2023 - 16:49
Bad News Eagles janë kualifikuar në Play-Off të turneut me vlerë 300.000 dollarë

Fitorja ndaj ekipit francez HEET, ja ka siguruar fazën e Play-Off ekipit shqiptar Bad News Eagles. Pas një ndeshje interesante, Bad News Eagles arritën që ta mposhtin ekipin HEET me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa, përcjell "Kosova Sot Online"..

Dy mapat e parë përfunduan me rezultat të ngushtë, në ‘Ancient’ Bad News Eagles fituan 16-14, mapin e dytë ‘Inferno’ e fitoi ekipi francez 16-10, ndërsa në mapin e tretë ekipi shqiptar fitoi me lehtësi 16-4.

Kjo fitore e dërgon ekipin Bad News Eagles në Play-Off të BetBoom Playlist Urbanistic, duke ju bashkuar dy skuadrave tjera që janë kualifikuar më herët Aurora dhe GODSENT. Ende nuk dihet kur do ta zhvilloj ndeshjen e radhës ekipi shqiptar në këtë turne. Në këtë turne janë duke garuar gjithsej 22 skuadra për një grup çmimesh prej 300.000 dollarësh. 

Ndërkaq Bad News Eagles janë duke garuar edhe në ngjarje tjera, ku sot do të përballen me ekipin portugez SAW në turneun ESL Challenger League.

(Kosova Sot Online )