Nesër zhvillohen ndeshjet çerekfinale në Kupë

  • A.P /
  • 14 March 2023 - 18:19
Nesër zhvillohen ndeshjet çerekfinale në Kupë

Gjatë ditës së nesërme (e mërkurë) do të zhvillohen ndeshjet çerekfinale në Kupën e Kosovës në futboll.

Vëmendja do të jetë në “Sami Kelmendi” të Lipjanit, atje ku Prishtina, si nikoqire, do të presë Ballkanin.

Ndeshje tjetër interesante pritet të jetë edhe ajo mes Llapit, kampionit në fuqi të kësaj gare, dhe Malishevës, që do të zhvillohet në “Zahir Pajaziti” të Podujevës.

Në stadiumin “Riza Lushta” do të zhvillohet përballja tjetër mes skuadrave nga Superliga, ajo mes Trepçës ’89 dhe Gjilanit.

Skuadra nga Liga e Parë, Vushtrria, në stadiumin “Ferki Aliu” do të takohet me Beharin, skuadrën nga Liga e Dytë.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen nga ora 13:00. 

(Kosova Sot Online)