Haaland fluturon pas thyerjes së rekordit: Jam mjaft i lumtur, as që më kujtohen golat

  • S.A /
  • 15 March 2023 - 09:49
Haaland fluturon pas thyerjes së rekordit: Jam mjaft i lumtur, as që më kujtohen golat

Erling Haaland ishte i jashtëzakonshëm mbrëmë duke i realizuar pesë gola në fitoren e thellë të Manchester Cityt ndaj Leipzigut me rezultat 7:0, në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve, përcjell "Kosova Sot Online".

Sulmuesi norvegjez ndihet i lumtur me paraqitjen e tij, e mbi të gjitha të ekipit, i cili avancoi tutje derisa loja e parë në Gjermani kishte përfunduar baras, 1:1.

Ai u zëvendësua nga trajneri Pep Guardiola në minutën e 63-të, ndërsa pesë gola i shënoi për 57 minuta, duke u bërë vetëm lojtari i dytë që e arrin këtë shifër brenda një ndeshjeje në fazën eliminuese të Championsit.

“Jam vërtet krenar që luaj në Ligën e Kampionëve, e adhuroj këtë garë, e dinë të gjithë. Pesë gola, të fitosh 7:0 në këtë garë: jam vërtet i lumtur. Jam paksa konfuz në kokën time, nuk më kujtohen golat. Më kujtohet që kam gjuajtur, pa menduar. Isha i lodhur pas festimit të golave”, deklaroi ish-trajneri i Salzburgut dhe i Borussia Dortmundit pas lojës. 

(Kosova Sot Online )