Mos nënshkrimi i planit franko-gjerman, bartë pasoja edhe për Kosovën edhe për Serbinë

Mos nënshkrimi i planit franko-gjerman, bartë pasoja edhe për Kosovën edhe për Serbinë
Mos nënshkrimi i planit franko-gjerman, bartë pasoja edhe për Kosovën edhe për Serbinë

Muhamet Kelmendi

  • 15 March 2023 - 07:43

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Aktualisht nuk është nënshkruar plani franko-gjerman as nga Kosova dhe as nga Serbia. Plani mendohet se është bazë e "mirë" e zgjidhjes së çështjes Kosovë - Serbi. Ka dyshime se shteti serb nuk e nënshkruan. Kërkesat nga Beogradi për ndryshim të planit janë paraqitur. Megjithatë, mendohet se me 18 Mars do të pranohet plani. E kundërta e planit është vazhdimi i gjendjes aktuale midis Kosovës dhe Serbisë.

-BE dhe SHBA-të i kanë treguar pasojat e mos nënshkrimit të marrëveshjes. Në këtë kuadër për Kosovën dalin:

1. Mos liberalizimi i vizave.

2. Mos njohja e shtetit të Kosovës nga 5-a e BE-së.

3. Në Këshillin e Evropës nuk pranohet Kosova.

4. Nuk hapet perspektiva e inkuadrimit të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar.

5. Nuk epen investime.

6. Gjendja brenda vendit keqësohet.

7. Keqësohen raportet me BE-në dhe me SHBA-të.

8. Gjendja konfliktuoze me Serbinë thellohet dhe ka mundësi edhe të konfliktit të armatosur.

Ka dhe shumë vështirësi tjera që mund të krijohen.

Ndërsa për shtetin serb dalin:

1. Bllokimi i integrimit të Serbisë në BE-në.

2. Ndalen të gjitha i investimet e BE-së dhe të shteteve perëndimore në Serbi.

3. Bëhet tërheqja e investimeve nga Serbia.

4. Humb statusi i shtetit të privilegjuar në kuadër të BE-së dhe me gjerë.

5. Ka mundësi të vendosen sanksione ekonomike, politike dhe ushtarake ndaj Serbisë.

6. Dalin qartë lidhjet e Serbisë me Rusinë dhe me Kinën.

7. Vërtetohet se Serbia është shkaktare e gjendjes së rëndë në Ballkan. Ka gjithashtu edhe pasoja tjera. Duke i ditur këto pasoja, kjo marrëveshje mundë të vonohet me nënshkrim, por domosdo do të nënshkruhet edhe nga Kosova dhe edhe nga Serbia. Mbi këtë marrëveshje do të ndërtohen marrëveshjet të veçanta implementuese të planit. Duket se për këto dy shtete nuk ka rrugë tjetër!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".