Thellohet skandali me zbulime të reja, Negreira ka dërguar edhe disa raporte në zyrat e Barcelonës

  • S.A /
  • 15 March 2023 - 10:58
Thellohet skandali me zbulime të reja,  Negreira ka dërguar edhe disa raporte në zyrat e Barcelonës

Zbulimet e reja vazhdojnë të dalin rreth rastit “Negreira”, pas konfirmimit të akuzave ndaj Barcelonës për “korrupsion të vazhdueshëm sportiv”, i cili u konfirmua javën e kaluar, përcjell "Kosova Sot Online".

Klubi katalunas pretendon se e kanë paguar Enriquez Negreira, ish-zëvendëspresident i Komitetit të Gjyqtarëve, për raportet skautuese dhe raportet mbi gjyqtarë të veçantë që janë përdorur nga ekipi i parë për t’i menaxhuar më mirë ata në fushë.

Shembulli i parë i këtyre raporteve është zbuluar, sipas Libertad Digital. Letrat u sekuestruan pas një kontrolli në shtëpi të ish-drejtorit të Barcelonës, Josep Contreras, i cili vdiq në dhjetor.

 

Raportet, të titulluar si “raporte konfidenciale të arbitrazhit”, ishin zakonisht dy deri në tre faqe dhe ishin të mbushura me gabime drejtshkrimore. Një shembull i shfaqur ishte për ndeshjen midis Barcelonës dhe Mallorca në vitin 2012, e cila u arbitrua nga Ignacio Iglesias Villanueva.

Raporti u përqendrua në të dhënat personale të Iglesias Villanueva rreth rekordit të tij për Barcelonën dhe Mallorca, ndërsa u rendit edhe një profil personal.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka thënë se klubi është i pafajshëm dhe ai është në proces të kryerjes së një hetimi të brendshëm për rastin “Negreira”.

(Kosova Sot Online )