Vetëm pasi nuk e la ta thyejë rekordin e Messit, Guardiola zbulon arsyen pse e zëvendësoi Haalandin

  • S.A /
  • 15 March 2023 - 12:22
Vetëm pasi nuk e la ta thyejë rekordin e Messit, Guardiola zbulon arsyen pse e zëvendësoi Haalandin

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka treguar arsyen pse vendosi ta zëvendësoj sulmuesin Erling Haaland në ndeshjen ndaj RB Leipzig, duke mos e lejuar ta shënoj edhe golin e gjashtë.Manchester City fitoi me rezultat të thellë 7-0 ndeshjen e dytë ndaj RB Leipzig, duke kaluar tutje në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, transmeton "Kosova Sot Online". Pesë gola u shënuan nga sulmuesi norvegjez, Haaland, i cili barazoi rekordin e Lionel Messit, por këtë e arriti brenda 57 minutave.

Haaland mund ta thyente këtë rekord të madh po që se Guardiola të mos e zëvendësonte dhe trajneri spanjoll ka treguar arsyen pas ndeshjes. “Haaland ka një mentalitet të pabesueshëm. Ne jemi shumë të lumtur me këtë djalë. Nuk e njihnim atë para nënshkrimit, por Erling është gjithmonë i lumtur, gjithmonë qesharak, ai është i mirë me shokët e tij”, ka thënë fillimisht Guardiola. “E di që Haaland barazoi rekordin e Messit, sigurisht që më kujtohet! Është e pabesueshme që e bëri në 60 minuta”. “Erling është i ri… ai ka një nxitje për të mposhtur rekordin e Messit në të ardhmen. Nëse do ta bënte këtë që në moshën 22-vjeçare, ai do të mërzitej në të ardhmen e tij!”, përfundoi trajneri i Cityt. 

(Kosova Sot Online )