Messit i ofrohet një rrogë e çmendur vjetore prej 221 milionë eurosh

  • S.A /
  • 15 March 2023 - 13:54
Messit i ofrohet një rrogë e çmendur  vjetore prej 221 milionë eurosh

Lionel Messit i është bërë një ofertë stratosferike nga Arabia Saudite.Ylli argjentinas është bërë objektiv i klubit Al-Hilal, i cili është rival i klubit të ri të Cristiano Ronaldos, Al-Nassr, përcjell "Kosova Sot Online".

Sipas mediave britanike, për shtatë herë fituesin e Topit të Artë është përgatitur një ofertë e majme me një rrogë të pabesueshme vjetore prej 221 milionë eurosh. 

Babai i Messit dhe njëherësh menaxheri i tij, Jorge, është parë në Riyadh ditë më parë, ku thuhet se ka biseduar me klubin arab për një transferim eventual të të birit të tij në klubin Al-Hilal.

35 vjeçari është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës me Paris Saint-Germainin, me të cilin kishte nënshkruar për dy vjet më 2021, kur vendosi të largohej nga Barcelona si lojtar i lirë.

Pra, nga vera që vjen, Messin mund ta shohim duke luajtur prapë në një ligë me rivalin e tij më të madh, Cristiano Ronaldo, i cili paguhet 200 milionë euro në vit në klubin Al-Nassr.

Kampioni i freskët i botës ka mundësi të rikthehet edhe në Barcelonë, apo ta vazhdojë kontratën me parisienët, ndërsa flitet se ka oferta edhe nga klubet e ligës amerikane – MLS.

(Kosova Sot Online )