Ancelotti flet për kualifikimin në çerekfinale dhe për synimet e Realit

  • S.A /
  • 16 March 2023 - 08:44
Ancelotti flet për kualifikimin në çerekfinale dhe për synimet e Realit

Carlo Ancelotti ndihet i lumtur për kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. “Los Blancos” e mposhtën Liverpoolin me rezultat 1:0 në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales, ndërsa e kishin fituar lojën e parë në “Anfield Road” me rezultat 5:2, përcjell "Kosova Sot Online".

“E kontrolluam mirë lojën, nuk duhet të mendojmë vetëm të mbrohemi. Eksperienca na ka ndihmuar ta menaxhonim mirë lojën. Këta djelmosha nuk janë kurrë në presion, kurrë në vështirësi. Çdo top e luajnë me një qartësi të jashtëzakonshme”, u shpreh trajneri italian pas lojës për “Sky”.

Pep Guardiola ka thënë se Reali është favorit për ta fituar Championsin edhe këtë vit.

“Kjo nuk ka shumë rëndësi. City fitoi me 7 gola. Do të na duhet mund dhe vuajtje në çerekfinale dhe nëse shkojmë në gjysmëfinale, do të jetë përsëri gjysmëfinale me vuajtje”, vazhdoi ish-trajneri i Juventusit, Milanit, Chelseat, Paris Saint-Germainit, Bayern Munichut, Napolit dhe Evertonit. 

(Kosova Sot Online )