Klopp shprehet me kritika pas ndeshjes: Na duhej një paraqitje speciale dhe kjo nuk ndodhi

  • S.A /
  • 16 March 2023 - 08:47
Klopp shprehet me kritika pas ndeshjes: Na duhej një paraqitje speciale dhe kjo nuk ndodhi

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur pas ndeshjes me Real Madridi, i cili e eliminoi ekipin e tij nga Liga e Kampionëve. “Reds” u mposhtën mbrëmë në “Santiago Bernabeu”, ku kishin nevojë për shumë gola, pasi lojën e parë e kishin humbur në “Anfield Road”, 2:5, shkruan “Kosova Sot Online".

Trajneri gjerman thotë se anglezët nuk e bënë lojën që nevojitej për ta përmbysur kampionin aktual evropian, i cili fitoi 1:0 falë golit të Karim Benzemas.

“Nëse dëshiron ta kalosh turnin, ke nevojë për një paraqitje speciale. Sonte nuk arritëm ta bënim një paraqitje speciale. Skuadra që e meritoi, u kualifikua. Kjo është ajo që duhet ta pranojmë. Reali e kontrolloi lojën. Nuk është ajo që e donim, por ajo që e merituam. Në lojën që e pamë sot, Reali ishte skuadër më e mirë. Në tre të katërtën e lojës ishte skuadër më e mirë”, u shpreh për “BT Sport” trajneri i “Reds”, të cilët i japin kështu fund eksperiencës evropiane.

(Kosova Sot Online )