Kupa e Botës ia ndryshoi jetën: Dikur e milte lopën, tash flitet për një lidhje me Neymarin

  • S.A /
  • 16 March 2023 - 12:03
Kupa e Botës ia ndryshoi jetën: Dikur e milte lopën, tash flitet për një lidhje me Neymarin

Zakonisht, Kampionateve Botërore ua shohin hairin futbollistët, të cilëve mund t’ju rritet vlera falë paraqitjeve me Kombëtaret përkatëse. Por, Kupa e Botës në futboll ka ditur që t’ua ndryshojë jetën edhe tifozeve të futbollit, përcjell "Kosova Sot Online".

Tifozja kroate, Ivana Knoll u bë e famshme globalisht falë linjave të saj perfekte, derisa u shfaq në disa ndeshje të kroatëve, por edhe të tjera në Botërorin e Katarit mes nëntorit dhe dhjetorit të vitit 2022. Hairin Kupës së Botës ia pa edhe një tifoze rumune Adriana Paul. Stjuardersa atraktive  u bë e famshme pasi e mbajti në duar trofeun e Botërorit gjatë ceremonisë, të fituar nga Argjentina e Lionel Messit, shkruan "Kosova Sot Online".

E më pas, ajo u bë e famshme globalisht, njëjtë si tifozja kroate. Ajo madje thuhet se e ka nisur një lidhje me yllin brazilian, Neymar, i njohur për lidhjen me femrat më të bukura të rrjeteve sociale.

Paul pas Botërorit e dha një intervistë, përmes së cilët tregoi se e kishte një fëmijëri të lumtur, derisa iu ndihmonte gjyshit dhe gjyshe në fermën e lopëve.

(Kosova Sot Online )