Milani i dërgon ofertë serioze Real Madridit për Brahim Diazin

  • S.A /
  • 16 March 2023 - 16:48
Milani i dërgon ofertë  serioze Real Madridit për Brahim Diazin

Milani dëshiron ta mbajë në skuadër Brahim Diaz, i cili është i huazuar nga Real Madrid, duke iu bërë ofertë këtyre të fundit. Kuqezinjtë kanë mundësinë ta blejnë për shumën e 22 milionë eurove, por synojnë ta transferojnë mesfushorin me tipare sulmuese për një shifër më të vogël, përcjell "Kosova Sot Online ".

Gazzetta dello Sport shkruan se drejtuesit e kampionëve të Italisë kanë gati ofertën e parë për klubin spanjoll duke vendur mbi tavolinë 16 milionë eurove, plus bonuse.

Reali duhet të mendohet e të marrë një vendim mbi të ardhmen e Brahim Diaz, i cili vështirë të gjejë hapësira në skuadrën e Carlo Ancelottit. 23-vjeçari po luan sezonin e tretë me kampionët e Italisë. Ai realizoi golin vendimtar ndaj Tottenhamit, që i mundësoi kuqezinjve kualifikimin në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Milan dhe Real Madrid do të takohen për të diskutuar të ardhmen e Brahim Diaz.Brahim Diaz numëron pesë gola dhe dy asistime në të gjithë garat gjatë këtij sezoni.

(Kosova Sot Online )