Ish-futbollisti i Juventusit: Kosova ka ekip të vlefshëm

  • A.P /
  • 16 March 2023 - 20:08
Ish-futbollisti i Juventusit: Kosova ka ekip të vlefshëm

Ish-futbollisti i njohur rumun, Adrian Mutu ka folur për gjasat e vendit të tij për kualifikim në Kampionatin Evropian.

Në fund të muajit do të nisin eliminatoret, teksa Rumania është në grup të njëjtë me Kosovën.

Mutu u shpreh se Kosova ka ekip të vlefshëm.

Jemi në të njëjtin nivel me Izraelin dhe Kosovën. Nuk mendoj se jemi favoritë. Kosova ka një skuadër të vlefshme, e shohim se ku luajnë futbollistët e saj në Evropë. Izraeli, zakonisht, ne ishim mbi ta dhe mendoj se jemi edhe tani” , ka thënë Adrian Mutu.

(Kosova Sot Online)