Tërhiqet shorti, këto janë përballjet e mundshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve

  • S.A /
  • 17 March 2023 - 13:57
Tërhiqet shorti, këto janë përballjet e mundshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve

Në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti në Ligën e Kampionëve dhe ka zbuluar këto  ndeshje të çerekfinales:

Real Madrid – Chelsea

Inter – Benfica

Manchester City – Bayern Munich

Milan – Napoli

Ndërkohë fituesi i përballjes Milan-Napoli në gjysmëfinale do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Inter-Benfica.

Kurse fituesi i ndeshjes Real Madrid-Chelsea në gjysmëfinale do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Manchester City-Bayern Munich.

Ndeshjet e para zhvillohen të martën më 11 dhe të mërkurën më 12 prill, ndërsa ato të kthimit më 18 dhe 19 prill. Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 9/10 dhe 16/17 maj, ndërsa finalja të shtunën më 10 qershor.

(Kosova Sot Online )