Shorti përcakton çerekfinalistët e Ligës së Evropës, këto janë përballjet më interesante

  • S.A /
  • 17 March 2023 - 14:12
Shorti përcakton  çerekfinalistët e Ligës së Evropës, këto janë përballjet më interesante

Në Nyon të Zvicrës sot u tërhoq shorti për fazën çerekfinale të Ligës së Evropës, shkruan "Kosova Sot Online". 

Manchester United – Sevilla, Juventus – Sporting, Bayer Leverkusen – Union Saint-Gilloise dhe Feyenoord – Roma janë ndeshjet çerekfinale të këtij edicioni në Ligën e Evropës.

Fituesi i ndeshjes Juventus-Sporting do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e ndeshjes Manchester United-Sevilla. Kurse, fituesi i ndeshjes Feyenoord-Roma do të ndeshet me fituesin e duelit Bayer Leverkusen-Union Saint-Gilloise.

(Kosova Sot Online )