Pedri do të humbasë ndeshjet kualifikuese me Spanjën

  • A.P /
  • 17 March 2023 - 22:22
Pedri do të humbasë ndeshjet kualifikuese me Spanjën

Barcelona nuk do të mund të llogarisë në Pedrin për derbin kundër Real Madridit.

“El Clasico” do të zhvillohet në “Camp Nou” të dielën, nga ora 21:00

Kjo ndeshje ka rëndësi të madhe edhe për faktin se mund të vendosë shumëçka sa i përket titullit të kampionit.

Barcelona prin në tabelë me 65 pikë, nëntë më shumë se Real Madridi.

Megjithatë, Xavi nuk do të ketë në dispozicion Pedrin as për këtë përballje, me spanjollin i cili vazhdon të jetë jashtë shkaku i lëndimit.

Sipas “Marca”, Barcelona ka punuar shumë për ta bërë 20-vjeçarin të aftë për “El Clasico”, por nuk ia ka dalë.

Përveç kësaj, mesfushori i ri nuk pritet as që të jetë gati për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024” me Kombëtaren e Spanjës, pavarësisht se u përfshi në listë nga Luis de la Fuente.

Spanja këtë cikël kualifikues e nis me ndeshjen kundër Norvegjisë, më 25 mars, kurse pas tre ditësh do të luajë në udhëtim kundër Skocisë.


(Kosova Sot Online)