Ibrahimovic bëhet lojtari më i vjetër që ka shënuar gol

  • A.P /
  • 19 March 2023 - 10:25
Ibrahimovic bëhet lojtari më i vjetër që ka shënuar gol

Zlatan Ibrahimovic hyri në histori si lojtari më i vjetër që ka shënuar ndonjëherë në Serie A.

Të shtunën mbrëma, Milani pësoi humbje 3:1 në udhëtim kundër Udineses, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 27-të

Golin e vetëm për kampionin në fuqi italian e shënoi Ibrahimovic nga penalltia, në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë.

Reprezentuesi suedez me 41 vjet e 166 ditë u bë lojtari më i vjetër që shënon në elitën e futbollit italian.

Ai theu rekordin e vendosur nga një ish-futbollist i Milanit, Alessandro Costacurta.

(Kosova Sot Online)