Conte ndaj Tottenhamit dhe lojtarëve: Egoistë

  • A.P /
  • 19 March 2023 - 11:24
Conte ndaj Tottenhamit dhe lojtarëve: Egoistë

Antonio Conte duket se po kalon sezonin e fundit si trajner i Tottenham Hotspurit.

Ai ka “shpërthyer” me kritika pas barazimit ndaj Southamptonit të shtunën, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Premierligë.

Spurs ishin duke udhëhequr me dy gola epërsi (1:3) në këtë ndeshje, por nuk ia dolën të fitonin në fund, me ndeshjen që u mbyll me rezultatin 3:3.

Conte pas ndeshjes kritikoi futbollistët për egoizëm, teksa tha edhe se “Tottenhami nuk është një ekip”.

“Situata më e keqe është ajo që po ndodhte në fushë. Çfarë po ndodhte muajt e fundit. Çfarë po ndodh në sezonin tim të dytë”, tha fillimisht ai.

“Mendoj se është momenti i duhur për të folur sepse mendoj se pas kësaj shfaqjeje kjo për mua është e papranueshme. Mendoj se është më mirë të hyjmë në problemin, ne nuk jemi një ekip. Ne jemi 11 lojtarë që hyjmë në fushë. Unë shoh lojtarë egoistë, lojtarë që nuk duan të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe nuk e vënë zemrën”, shtoi trajneri italian.

“Para ditës së sotme mundohem ta fsheh situatën dhe ta përmirësoj situatën me fjalë. Për sa i përket taktikës dhe teknikës, është një situatë, për një gjë është dëshira, zjarri që duhet të kesh në sy, në zemër. Ju duhet ta keni këtë në çdo moment. Këtë sezon krahasuar me atë të kaluar, tani jemi më keq në këtë aspekt. Kur nuk je ekip, nuk mund të përmirësohesh. Mos harroni se luajtëm kundër një ekipi të Sheffield United me lojtarë të rinj dhe u eliminua”, vazhdoi tutje Conte i frustruar.


(Kosova Sot Online)