Mourinhon e pret dënimi tjetër, kapet në sherr pas ndeshjes me presidentin e Lazios

  • S.A /
  • 20 March 2023 - 09:03
Mourinhon e pret dënimi tjetër, kapet në sherr pas ndeshjes me presidentin e Lazios

Lazio ka fituar derbin e kryeqytetit italian ndaj Romës me rezultat minimal 1-0.

Ka qenë një ndeshje spektakolare ku përveç golit të shënuar, pati edhe zënka brenda fushës, kartonë të kuq dhe përplasje edhe pas përfundimit të ndeshjes,  transmeton "Kosova Sot Online".

Përplasje ka pasur edhe në dhomat e zhveshjes, ku Gianluca Mancini kishte për të qëruar disa hesape me Alessio Romagnolin dhe Luis Alberton e Lazios.

Por përveç lojtarëve protagonistë u bënë edhe  trajneri i Romës, Jose Mourinho me presidentin e Lazios, Claudio Lotito.

Sapo portugezit e pa Lotiton iu drejtua me fjalët: “Pse shikon?” E menjëhershme përgjigja e numrit një të lacilëve që i kthehet Mourinhos: “Po ti kush je?”.

“Pse shikon?”, pyet Mourinho Lotitton. “Ti pse shikon? Unë jam presidenti i Lazios dhe kjo është shtëpia ime. Kush je ti? Je i skualifikuar, nuk mund të rrish këtu”, ia kthen Lotito.

Më pas në debat ndërhyn edhe drejtori i Romës, Thiago Pinto që e mori në mbrojtje Mourinhon. Gjithsesi, tashmë mbetet për t’u parë nëse do të ketë një tjetër masë për portugezin pasi zbriti në dhomat e zhveshjes.

Mediat e ndryshme në Itali kanë raportuar se Mourinho do të ketë një tjetër dënim, pasi nuk i lejohej të ishte në dhomat e zhveshjes pasi kishte karton të kuq dhe qëndrimi i vetëm ku i lejohej ishte tribuna.

(Kosova Sot Online )