Tollovi te kampioni i Bundesligës: Nagelsmann dhe Salihamidzi gozhdojnë lojtarët e Bayernit

  • S.A /
  • 20 March 2023 - 16:21
Tollovi te kampioni i Bundesligës: Nagelsmann dhe Salihamidzi gozhdojnë lojtarët e Bayernit

Trajneri i Bayern Munichut, Julian Nagelsmann, ishte i nervozuar pas humbjes 2-1 si mysafir i Bayer Leverkusenit, duke i akuzuar lojtarët e tij se kanë zero etikë në punë, transmeton "Kosova Sot Online".

Edhe pse Bavarezët kaluan të parët në epërsi përmes Joshua Kimmich, dy gola nga Exequiel Palacios mjaftuan për mposhtjen e kampionit në fuqi në BayArena.

Bayerni ëhstë aktualisht në vendin e dytë në Bundesligë, një pikë prapa liderit  Borussia Dortmund, duke shkaktuar shqetësime se ata mund të dështojnë të vazhdojnë ecurinë e tyre dhjetëvjeçare të fitimit të titullit kampion.

Duke folur pas ndeshjes, Nagelsmann pranoi se ekipi i tij e meritonte të humbiste kundër Leverkusenit të dielën.

“Me përjashtim të dhjetë minutave të fundit, ne ishim ekipi më i keq. Kishte pak fuqi në fushë, nuk luajtëm mirë. Kështu që ne e meritonim humbjen”, deklaroi ai. Nagelsmann nuk u përmbajt në vlerësimin e tij të ashpër për ekipin e tij, ndërsa vazhdoi t’i cilësonte si dembelë. Bayerni ka një ‘spiun’ në dhomën e zhveshjes, Nagelsmann i mërzitur për këtë gjë dhe e tha në konferencë për shtyp.

“Ne e bëmë atë përsëri dhe përsëri. Ishte përmirësuar në javët e fundit, ky stil emocioni dhe cilësie. Sot ishim dembelë. Në mbrojtje dhe në sulm, disa lojtarë kishin një përqindje zero etike. Ne ishim vërtet të dobët në paraqitjen tonë të lojës”, potencoi trajneri i Bayernit.

Drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic, ishte gjithashtu jashtëzakonisht i frustruar dhe pranoi se ai ‘rrallëherë ka përjetuar’ një mungesë të tillë mentaliteti nga një skuadër e Bayernit.

(Kosova Sot Online  )