Uzuni i rivalizon yjet e futbollit evropian, Haaland, Mbappe e Lewandowski

  • A.P /
  • 21 March 2023 - 15:51
Uzuni i rivalizon yjet e futbollit evropian, Haaland, Mbappe e Lewandowski

Myrto Uzuni është duke e kaluar sezonin më të mirë të karrierës.

Sulmuesi shqiptar po shkëlqen në futbollin spanjoll

Përfaqësuesi shqiptar i ka realizuar plot 20 gol në fanellën e Granadas deri tash në sezonin 2022/23.

Kjo ka bërë që ky ekip të ketë renditje mjaft të mirë në ligën e dytë spanjolle.

E beratasi me këtë rast e sheh veten duke i rivalizuar yjet e futbollit evropian.

Numrat e tij nuk janë fort larg atyre të yjeve si Haaland, Mbappe, Lewandowski apo Osimhen, përkundër faktit se bën pjesë në një nivel më të ulët garash.

27-vjeçari e ka një statistikë prej 0.63 goli për ndeshje dhe me këtë rast e lë prapa sulmuesin e Barcelonës, i cili e ka mesataren prej 0.6 goli për ndeshje

E më së miri në Evropë qëndron sulmuesi i Manchester Cityt, i cili e ka një mesatare të frikshme prej 1.04 goli për ndeshje. 

Statistikat e golave në futbollin evropian

Haaland 1.04 gola/ndeshje

Osimhen 0.73 gola/ndeshje

Mbappe 0.7 gola/ndeshje

Uzuni 0.63 gola/ndeshje

Lewandowski 0.6 gola/ndeshje

Fullkrug 0.6 gola/ndeshje

(Kosova Sot Online)