Deschamps tregon pse vendosi që t’ia besojë shiritin e kapitenit Mbappes

  • A.P /
  • 21 March 2023 - 16:18
Deschamps tregon pse vendosi që t’ia besojë shiritin e kapitenit Mbappes

Didier Deschamps e ka treguar arsyen se pse vendosi që t’ia besojë shiritin e kapitenit të Kombëtares së Francës, Kylian Mbappes.

“Mbappe është kapiten i ri i ‘Bleus’, Griezmann do të jetë zëvendës-kapiten. Kylian i ka të gjitha letrat në rregull për ta pasur këtë përgjegjësi, si në fushë ashtu edhe në jetën në grup, duke qenë një element unifikues”, shpjegoi selektori i francezëve në një bisedë për mediumin francez “TF1

Sulmuesi veteran tashmë, Antoine Griezmann priste që ky privilegj t’i takonte atij, por që Deschamps mendoi ndryshe.

Mbappe ishte i jashtëzakonshëm në Kupën e Botës duke i shënuar tre gola edhe në finale me Argjentinën, por që për fatin e tij të keq, “Trekolorët” humbën në penallti. 

(Kosova Sot Online)