Napoli i ka turpëruar rivalët në Itali

  • S.A /
  • 21 March 2023 - 16:27
Napoli i ka turpëruar rivalët në Itali

Për Lele Adanin derbi i Italisë këtë herë vlejti vetëm për prestigj dhe për vendin e dytë nëse penalizimi i Juventusit do të anulohet. “Inter-Juventus ishte një sfidë për dy trajnerë që kërkonin vendin e dytë, që e pretendojnë atë dhe përpiqen të mbërrijnë aty para njëri-tjetrit, shkruan "Kosova Sot Online".

Kjo ishte ajo që e bëri të rëndësishme ndeshjen dhe prestigji që ky duel gjithmonë mban”, u shpreh ish-mbrojtësi zikaltër, që më pas u ndal te Napoli dhe te efekti që paraqitjet e “axurrëve” kanë pasur edhe te rivalët:“E konfirmoj atë që thashë për duelin Inter-Juve, pasi nëse do të ndalemi te kampionati, Napoli prej kohësh po tregohet fantastik dhe po i turpëron gjithë të tjerët me mënyrën e tij të të luajturit, duke u nxjerrë në pah të gjitha defektet”.

(Kosova Sot Online )