Kosova i vazhdon sot përgatitjet për duelet e këtij muaji

  • S.A /
  • 22 March 2023 - 10:36
Kosova i vazhdon sot përgatitjet për duelet e këtij muaji

Kombëtarja e Kosovës do t’i vazhdojë sot përgatitjet për duelet e marsit.“Dardanët” do të stërvitin sot në ditën e tyre të tretë, ndërsa ekipi u kompletua vetëm dje, në ditën e dytë të tyre, transmeton "Kosova Sot Online".

Siç njofton Federata e Futbollit të Kosovës, Verdhekaltrit do të zbresin prapë sot në fushën e blertë për të ushtruar në qendrën nacionale në Hajvali.

Stërvitja e “Dardanëve” do të fillojë në orën 10:30.

Kosova do të ushtrojë edhe nesër në Kosovë, ndërsa të premten pritet ta marrë rrugën drejt Izraelit, ku do ta zhvillojë një seancë të lehtë stërvitore para përballjes me vendësit të shtunën nga ora 18:00.

E më pas, Vedat Muriqi me shokë do të kthehen në atdhe për t’u bërë gati për ndeshjen tjetër kualifikuese të Euro 2024 kundër Andorrës, e cila do të luhet të martën tjetër në stadiumin “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 20:45.

Ekipi kombëtar i Kosovës është ambicioz dhe synon të kualifikohet në Kampionatin e ardhshëm Evropian. 

(Kosova Sot Online )