Dani Alves i dërgon letër gruas: Ti dhe fëmijët, gjëja më e bukur që më ka ndodhur

  • S.A /
  • 22 March 2023 - 15:44
Dani Alves i dërgon letër gruas: Ti dhe fëmijët, gjëja më e bukur që më ka ndodhur

Dani Alves vazhdon të qëndrojë në burgun Brians 2 në Barcelonë, pasi po akuzohet për përdhunim në një klub natë në fund të vitit 2022, përcjell "Kosova Sot Online ".

Futbollisti i deridjeshëm brazilian e ka shfrytëzuar kohën për t’i dërguar letër gruas së tij, Joana Sanz, e cila së fundmi njoftoi për prishjen e raporteve dhe ndarjen eventuale me ish-futbollistin e Barcelonës.

“E dashura ime Joana, ishin gati 8 vjet të dashurisë, afërsisë, respektit dhe mirëkuptimit reciprok. Në veçanti në vitet e fundit. Përkrah teje gjithçka dukej më e lehtë dhe më e pëlqyeshme dhe e kënaqshme. Ti dhe fëmijët e mi keni qenë gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë. Së bashku jemi rritur nga dita kur jemi njohur, nga minuta e parë që e kemi nisur këtë jetë së bashku. E kemi shoqëruar njëri-tjetrin gjatë këtyre viteve, duke e forcuar dhe duke e përkëdhelur njëri-tjetrin”, ka shkruar ish-futbollisti i Juventusit.

Letra e tij u lexua në emisionin “Y Ahora Sonsoles”.

Alves rrezikon të dënohet me disa vite burg nëse shpallet fajtor për sulm seksual në tualetin e një diskoteke në Barcelonë, pak ditë para vitit të ri. 

(Kosova Sot Online )