Pas marrëveshjes së Ohrit Kosova dhe Serbia me shpresa të mëdha të shtensionimit me perspektivë evropiane të anëtarësimit

Pas marrëveshjes së Ohrit Kosova dhe Serbia me shpresa të mëdha të shtensionimit me perspektivë evropiane të anëtarësimit
Pas marrëveshjes së Ohrit Kosova dhe Serbia me shpresa të mëdha të shtensionimit me perspektivë evropiane të anëtarësimit

Nexhat Haziri

  • 22 March 2023 - 15:19

Shkruan: ANALISTI-Nexhat Haziri 

 

Takimi i Ohrit në mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq me ndërmjetimin e BE-së dhe përkrahjen e fuqishme nga SHBA-ja, që për epilog pat dakordimin e një marrëveshje publike për aneksin e zbatimit të marrëveshjes për çfarë edhe ishin marrë vesh në Bruksel më 27 shkurt. Natyrisht se nuk është historike, por është një hap i mirë për shtensionimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë e gjithashtu është një hap drejtë marrëveshjes finale e cila do të ndodhë në një periudhë më të favorshme ku Kosova dhe Serbia do ta njohin njëra-tjetrën edhe de jure.

 

Si duket, kjo periudhë do të jetë pas fitores së perëndimit ndaj Rusisë në luftën që po vazhdon të zhvillohet në Ukrainë si shkak i agresionit rus, por edhe më arritjen e fazës finale të integrimeve evropiane të Serbisë dhe Kosovës. Natyrisht se kjo marrëveshje nuk është më e mira, por gjithsesi më e mundshmja që përmban edhe përfitimet për Kosovën  dhe po ashtu edhe për Serbinë. Palët janë të vetëdijshme se tani nuk mund t'i bëjnë obstruksione marrëveshjes pasi ajo garantohet nga BE, por në një farë forme edhe nga vet SHBA-ja e cila ishte më e angazhuar se kurrë gjatë këtij procesi të dialogut Kosovë -Serbi që po zgjatë tash e 12 vite. Kjo marrëveshje , ka njohjen de fakto, por ka edhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, pavarësisht se këtij të fundit iu është ndërruar emri, duke u quajtur tani si një "Vetmenagjim" dhe mendoj se ky është leximi real që duhet ti bëhet marrëveshjes së dakorduar , apo finalizimit të  aneksit për zbatimin e Marrëveshjes. Është bërë bujë në opinion mungesa e nënshkrimit nga palët, sidomos nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, pasi kryeministri i ynë ka qenë i gatshëm për një gjë të tillë, pavarësisht se aty është asociacioni që e kishte kundërshtuar e refuzuar më forcë qoftë si opozitar dhe edhe kur erdhi në pushtet deri në ditën e fundit, por mos nënshkrimi nuk i amniston palët të cilat në një formë apo tjetrën paraqesin pengesa për zbatimin e saj. Në këtë drejtim, mos nënshkrimi i presidentit serb Vuçiq, është vetëm për arsye të brendshme politike në Serbi, pasi me mos nënshkrim, Vuçic  e parandaloi ratifikimin e saj në Kuvendin e Serbisë, por edhe parandaloi mundësinë që opozita serbe të kërkonte referendum për miratimin e kësaj marrëveshje. Mendoj se bashkësia ndërkombëtare, Brukseli dhe Uashingtoni kësaj radhe janë shumë të vendosur për ta monitoruar nga afër dhe shumë këmbëngulës që palët t'i përmbushin obligimet e tyre që dalin nga kjo marrëveshje dhe nuk do të lejojnë më taktizime, pasi tani është në pyetje edhe kredibiliteti i tyre si garanci e këtij procesi.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".