Mike Tyson duke menduar se Hasbullahu ëshë fëmijë

  • S.A /
  • 23 March 2023 - 08:42
Mike Tyson duke menduar se Hasbullahu ëshë fëmijë

Edhe pse trupvogël, Hasbulli është sypatrembur. I famshmi i rrjeteve sociale ka “dyluftuar” me Mike Tyson gjatë një “podcast”-i, duke shkëmbyer grushte miqësore, transmeton "Kosova Sot Online".

20-vjeçari me pamjen e një fëmije të vogël, si pasojë e një sëmundjeje që quhet akondroplazi, ka më shumë se 2 milionë ndjekës në Instagram, ku videot e tij humoristike bëjnë xhiron e botës. Pas disa grushteve nga Hasbulli, “Majku i hekurt” vendosi që të bënte gjoja sikur i hante veshin, duke rikujtuar episodin e bujshëm ku i hëngri veshin kundërshtarit të tij në ring, Evander Holyfield, në vitin e largët 1997.

Personazhi i famshëm i rrjeteve sociale, Hasbulla Magomedov, firmosi një kontratë 5-vjeçare me UFC para disa javësh. Ai nuk do të ndeshet, por do të shërbejë si promovues i ndeshjeve të ndryshme që do të organizojë UFC-ja.

(Kosova Sot Online )