Po rritet vlera e Arbnor Mujës , tani kushton 1.5 milionë euro

  • S.A /
  • 23 March 2023 - 08:59
Po rritet  vlera e Arbnor Mujës , tani kushton 1.5 milionë euro

Futbollisti kosovar Arbnor Muja po shkëlqen pas transferimit te gjiganti belg Royal Antwerp, ku edhe ka marr ftesë nga Përfaqësuesja A e Kosovës për dy ndeshjet e muajit mars, shkruan "Kosova Sot Online".

Por sulmuesi anësor ka marrë një tjetër lajm të mirë, pasi tanimë ka arritur shifrën e 1,5 milion eurove në tregun e transferimeve. Faqja e specializuar për vlerësimet e futbollistëve, ‘Transfermarkt’ tani e vlerëson ish-anëtarin e Dritës me shumën e 1,5 milion eurove.

Kjo është vlera më e madhe që ka pasur Muja ndonjëherë, pasi tetë muaj më parë sa ishte te Drita vlente vetëm 250 mijë euro. 24-vjeçari ka luajtur 22 ndeshje me Antëerpin duke realizuar tre gola e duke asistuar në katër të tjerë. Sigurisht që vlera e rritur e Mujës gëzon edhe Dritën që ka ruajtur 20 për qind të kartonit nga shitja e ardhshme. 

(Kosova Sot Online )