
Lexoni edhe:
Marrëveshja pa njohje reciproke nuk i zgjidh problemet me shtetin serb
I arrestuar një ditë më parë nga policia e Kosovës, Agim Ademi dyshohet se e keqpërdori buxhetin e Federatës së Futbollit të Kosovës, shkruan "Kosova Sot Online".
Kështu shkruan edhe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, e cila konfirmon se kreu i shtëpisë së futbollit kosovar ka bërë “Keqpërdorim të besimit” dhe “Shmangie nga Tatimi”.
Marrëveshja pa njohje reciproke nuk i zgjidh problemet me shtetin serbLexoni edhe:
“KEQPËRDORIM I BESIMIT & SHMANGIE NGA TATIMI. Prishtinë 22.03.2023 – 14:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat e cekura duke keqpërdorur buxhetin e FFK-së. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimor”, shkruan në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Kryetari i FFK-së është dërguar në mbajtje për 48 orë pasi u intervistua dje, e në ndërkohë iu përkeqësua gjendja shëndetësore dhe u dërgua në spital, ku ka qëndruar mbrëmë për t’iu stabilizuar gjendja.
Pasi të lirohet nga spitali, ai pritet të rikthehet në mbajtje.
(Kosova Sot Online )