
Lexoni edhe:
Marrëveshja pa njohje reciproke nuk i zgjidh problemet me shtetin serb
Të dhëna rreth trukimeve në futboll janë dhënë nga Globo Esporte duke iu referuar Sportradar që monitoron bastet në futboll, përcjell "Kosova Sot Online ".
Në vitin 2022, bota vendosi një rekord për numrin e ndeshjeve të dyshimta në sporte të ndryshme 1212 (34% më shumë se një vit më parë).
Në futboll, Brazili renditet i pari në këtë kategori me 152 ndeshje të dyshimta. Në vendin e dytë është Rusia (92), në të tretën është Republika Çeke (56), në të katërtin është Kazakistani (43), në të pestën është Kina (41).
Marrëveshja pa njohje reciproke nuk i zgjidh problemet me shtetin serbLexoni edhe:
Gjithsej janë 775 ndeshje të dyshimta në futboll. Ato janë regjistruar kryesisht në ligat e ulëta, më shumë se gjysma, në divizionet e treta dhe më poshtë. Ndërkohë, mediat franceze pak kohë më parë zbuluan se edhe në futbollin kosovar ka dyshime për kurdisje ndeshjesh, duke e vënë gishtin kah klubi i futbollit Llapi.
Shikoni renditjen:
Brazil – 152 ndeshje
Rusia – 92
Republika Çeke – 56
Kazakistani – 43
Kinë – 41
Greqia – 40
Argjentina – 39
Filipinet – 37
Polonia – 36
Tajlandë – 35
Krahasimi mes 2021 dhe 2022 të ndeshjeve të identifikuara nga Sportradar.
(Kosova Sot Online)