Gruaja e Schumacherit nuk dorëzohet, qe 10 vjet e ruan privatësinë e burrit

  • S.A /
  • 23 March 2023 - 11:48
Gruaja e Schumacherit  nuk dorëzohet, qe 10 vjet e ruan privatësinë e burrit

Corino Schumacher ka jetuar “si një e burgosur” për dekadën e fundit pasi ajo e mban të fshehtë shëndetin e Michael Schumacher, sipas mikut të familjes Eddie Jordan. Legjenda e Formula 1, Schumacher nuk është parë në publik që kur pësoi një dëmtim të rëndë të trurit gjatë një aksidenti me ski në Zvicër në vitin 2013, dhe familja e tij e ka mbajtur gjendjen e tij jashtëzakonisht private, shkruan "Kosova Sot Online". 

Piloti gjerman i garave u fut në koma dhe më vonë u dërgua në shtëpinë e familjes në liqenin e Gjenevës, ku Corina po kujdeset për të me ndihmën e një ekipi mjekësor.

Jordan, një ish-pronar i ekipit të motorsportit, i cili e njeh çiftin prej kohësh, tha për “OLBG” se Corina nuk e lejoi të vizitonte Schumacherin. Mbrojtja e privatësisë së tij. “Situata për djalin e Schumacher, Mick dhe gruan e tij Corina është e tmerrshme. Kanë kaluar gati 10 vjet dhe Corina nuk mund të shkonte në një festë, një vakt, të dilte jashtë, ajo jeton si e burgosur sepse të gjithë duan të flasin me të për Michael dhe ajo nuk e dëshiron këtë gjë”, tha Jordan.

Corina ka “vendosur disa rregulla” për ata që duan të vizitojnë shtatë herë kampionin e botës në Formula 1, sipas mikut të familjes.

“Unë e njoh atë shumë mirë dhe Michael Schumacher. Ajo është një vajzë e bukur dhe unë e njoha kur u martua me Michael, kështu që ka pasur një miqësi të gjatë mes nesh. Bëra një përpjekje për të shkuar ta takoj Michael në ditët e para dhe Corina refuzoi, dhe me të drejtë, sepse shumë njerëz donin të shkonin ta shihnin atë”, shtoi Jordan.

Corina shpërtheu në lot ndërsa fliste për gjendjen e burrit të saj në një dokumentar të Netflix për jetën e tij në vitin 2022.

“Michael është këtu”, tha Corina. “Ndryshe, por ai është këtu dhe kjo na jep forcë. Ne jemi bashkë. Ne jetojmë së bashku në shtëpi, jemi duke u shëruar. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë Michael më të mirë dhe për t’u siguruar që ai të jetë rehat. Dhe thjesht ta bëjmë atë të ndiejë familjen tonë, lidhjen tonë. Sido që të jetë, do të bëj më të mirën, të gjithë ne. ne po përpiqemi të vazhdojmë si familje, siç i pëlqente dhe i pëlqen Michaelit dhe ne vazhdojmë jetën tonë. Privatësia është privatësi. Për mua është shumë e rëndësishme që ai të vazhdojë të shijojë sa ma shumë jetën e tij private. Michael gjithmonë na ka mbrojtur dhe tani e mbrojmë ne atë”, përfundoi ajo.

(Kosova Sot Online )