Kjo është pasuria e Messit dhe Ronaldos në listën e sportistëve më të pasur në histori

  • 23 March 2023 - 11:56
Kjo është  pasuria e Messit dhe Ronaldos në listën e sportistëve më të pasur në histori

Sportistët e njohur marrin shuma marramendëse parash nga kontratat me klubet, e mbi të gjitha nga marketingu, i cili luan rol të rëndësishëm në pasurimin e tyre. Kohë pas kohe zbulohen lista të ndryshme të sportistëve më të pasur në histori, shkruan "Kosova Sot Online".

Por, “CasinoEnLigne” e ka bërë një kombinim të të dhënave nga “Sportico”, “Forbes” e “Sportsillustrated”, që merren me renditje të tilla, për të nxjerrë një mesatare më të besueshme. Nga kjo del se sportisti më i pasur në histori është Michael Jordan.

Ai që konsiderohet si basketbollisti më i mirë në histori, e ka një pasuri prej mbi 3 miliardë dollarësh, pjesën më të madhe të të cilave e ka bërë pas përfundimit të karrierës, sidomos nga bashkëpunimi me kompaninë e veshmbathjeve – Nike.

I dyti është golfisti më i mirë në histori, Tiger Woods, i cili përkundër skandaleve në jetën private, ka arritur të bëjë pasuri të konsiderueshme prej 2,5 miliardë dollarësh.

Sa i përket futbollit, në këtë listë bëjnë pjesë Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, të cilët e kanë kapur shifrën 1 miliard dollarë.

Më poshtë mund ta shihni listën e sportistëve që konsiderohen si më të pasurit në histori.

1. Michael Jordan – 3.30 miliardë dollarë

2. Tiger Woods – 2.50 miliardë dollarë

3. Arnold Palmer – 1.70 miliard dollarë

4. Jack Nicklaus – 1.63 miliard dollarë

5. Cristiano Ronaldo – 1.58 miliard dollarë

6. LeBron James – 1.53 miliard dollarë

7. Lionel Messi – 1.48 miliard dollarë

8. Floyd Mayweather – 1.41 miliard dollarë

9. Roger Federer – 1.38 miliard dollarë

10. Phil Mickelson – 1.36 miliard dollarë

Image

(Kosova Sot Online )