
Lexoni edhe:
Marrëveshja pa njohje reciproke nuk i zgjidh problemet me shtetin serb
Kohëve të fundit flitej se Amir Rrahmani ka arritur marrëveshje me Napolin për vazhdimin e kontratës, të cilën do ta nënshkruante shumë shpejt. Mirëpo, jo gjithçka e thënë është e vërtetë, transmeton "Kosova Sot Online".
Mediumi italian “Corriere dello Sport” raporton se palët nuk e kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit. Mediumi italian tutje zbulon se futbollisti kosovar po vazhdon të negociojë me klubin, por që ende nuk ka marrëveshje për qëndrimin e tij afatgjatë tek klubi “Azzurro”.
Marrëveshja pa njohje reciproke nuk i zgjidh problemet me shtetin serbLexoni edhe:
“Vazhdon pa u zhbllokuar, megjithatë, dialogu me Rrahmanin, të cilit i skadon kontrata në vitin 2024”, shkruan “Corriere dello Sport”. Mediat italiane raportonin se qendërmbrojtësi stabil do të nënshkruante për tri vjet të tjerë me një rrogë të përmirësuar nga 1,8 milion në 2,5 milionë euro në vit. Sidoqoftë, për të ndodhur kjo, duket se na duhet të presim ende…
(Kosova Sot Online )